E diel, 29 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO jep vendimin për Ilir Beqajn

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Vendimi u mor këtë të mërkurë nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila shqyrtoi ankimin e paraqitur nga Beqaj kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Përmes ankimit, Beqaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me masën “arrest në shtëpi”. Në alternativë, ai kishte kërkuar zëvendësimin e saj me masën e sigurimit “garanci pasurore”, duke propozuar shumën prej 2 milionë lekësh ose një shumë tjetër që gjykata do ta vlerësonte si të përshtatshme.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë