Pesë persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas informacioneve paraprake, qytetarët janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë.
Ndërkohë, protesta vijon para Parlamentit, ku qytetarët kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forca të shumta policie dhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).





