Në prag të festave të fundvitit forcat e sigurisë në vendet evropiane kanë rritur në maksimum nivelin e sigurisë për te mbrojtur qytetarët nga sulmet e mundshme terroriste.

 

Policia holandeze ka vene ne pranga katër persona të dyshuar për përgatitjen e akteve terroriste.

 

Njësitë e antiterrorit të Roterdamit kanë njoftuar se pas kontrolleve të hollësishme është konstatuar se të dyshuarit po planifikonin kryerjen e një sulmi terrorist në një aeroport, por pa dhënë detaje në lidhje me shkallën e kërcënimit.

 

Ne te kaluarën ne prag te festes së vitit të ri sheshet kryesore në disa vende të europës përfshirë Holandën, Belgjikën Francën e Gjermaninë, janë bërë pre e sulmeve terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *