Një 43-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi iu prezantohej qytetarëve si shef policie dhe iu merrte para dhe sende me anë të presionit.

 

I arrestuar është shtetasi me iniciale I. H., banues në fshatin Mbrakull, Poliçan, i cili mashtronte qytetarët duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar nga virusi COVID-19.

 

Sipas njoftimit të policisë, 43-vjeçari, në zonën e Lapardhasë, duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha,  me pretendimin se po e falte që kishte thyer rregullin e karantinës. Po ashtu, i ka marrë një aparat telefon edhe shtetasit P. B.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *