Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus për të folur lkidhur me masakrat serbe në Koosvë dhe “harresën” e shqiptarëve, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo është shprehur se Serbia e mori avantazhin menjëherë pas rënies së Millosheviçit.

“Unë e them me përgjegjësi se Serbia e mori avantazhin që në momentin kur në Beograd ra Millosheviçi. Pra, në fund të vitit 2000, faktori ndërkombëtar, BE, por edhe SHBA filluan të mendojën dhe të këshillojnë qeverinë shqiptare të asaj kohe që tashmë situate po ndryshon, në nuk duhet të ushtrojmë presion ndaj Jugosllavisë, sepse ne interesohemi që të nxisim atje proceset demokratike.”

Më tej Milo shton se udhëheqësit e Kosovës, sipas tij, bënë gabime politike që u kushtuan rëndë.

Duhet ta vendosim gjithë këtë ccfarë ka ndodhur në kontekstin e kohës dhe që atëherë filloi avantazhi, nuk fillo për meritë të Beogradit, por për shkka të shpresave q ëkishte komuniteti ndërkombëtar që me rënien e Millosheviccit do të demokratizohej Serbia.

Faktori i dytë janë gabimet politike që kanë bërë vetë udhëheqësit e Kosovës, ata pas clirimit humbën vigjilencën ndaj vetë trashëgimisë së luftës dhe administrimit të fitores.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *