Qeveria greke ka vendosur t’u japë kohën e duhur aplikimeve për pajisje apo ripajisje me leje qëndrimi, duke caktuar një afat nga data 31 mars deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Gjatë kësaj periudhe, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi.

Lexo edhe :

Related Posts

Por kusht mbetet pajisja me një vërtetim të vlefshëm aplikimi ose një vërtetim të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme.

Nga ky vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje apo ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *