Subscribe

Vendimi per te shembur shtëpinë e 19 familjeve te minoritetit grek ne kuadër te nje projekti te Bashkisë se Himarës, ka tensionuar raportet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Ditët e fundit ka patur reagime te selive diplomatike te dy vendeve per kete çështje. Edhe ketë te marte përmes nje deklarate ministria e Jashtme greke tërhoqi vëmendjen se qeveria shqiptare po shkel te drejtat e minoriteteve.

“Zyrtaret shqiptare nuk mund te pretendojnë globalisht per respektimin e te drejtave te minoritetit grek, kur jane vete ata qe i shkelin. Faktet flasin vetë, lajmërimet për shembjet e shtëpive, në kuadër të planit rregullues të Himarës, u janë dërguar vetëm njerezve te minoritetet grek. Bëhet fjalë për një veprim që të çon në përfundimin se ka një plan për shkeljen e të drejtave të minoritetit grek.”

Me tej reagimi thekson se deklaratat e zyrtarëve shqiptarë të çojnë në përfundime logjike, të cilat bien në kundërshtim me kodet aktuale të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve.

“Drejtuesit shqiptare kane një konceptim të rremë të historisë, duke e ngatërruar me angazhimet e Shqipërisë, të cilat rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare dhe ajo europiane, për mbrojtjen e minoriteteve.”

Ky reagim i ministrisë greke vjen pas furtunës qe shkaktoi ne mediat e vendit fqinj një postim i kryeministri Edi Rama ne rrjetet sociale. Ai i kujtonte Greqisë se nese Akropoli i lashte eshte ende ne këmbe, kjo i detyrohet edhe primatit shqiptar te Athinës Gjergj Dushmanit. Retorika anti-greke në Shqipëri kohët e fundit është përtej çdo precedenti, shkruajnë mediat greke, duke e cilësuar si deklarate ironike, fyese dhe te papranueshme qëndrimin e kreut te qeverise. “Pronews” shkon edhe me tej, duke e cilësuar gjestin e Rames si injorance, pasi Gjergj Dushmani nuk ishte as arianitas, dhe se shqiptarët e tjerë nuk kanë të bëjnë aspak me shqiptarët e sotëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *