Qeveria greke ashperson masat kundër përhapjes së koronavirusit ne Piken Kufitare te Kakavijes. Duke filluar nga dita e hënë, personat që do të dalin pozitive në testet e shpejta, nuk do t’u lejohet hyrja në territorin grek.

 

Kjo masë merret për të mbrojtur shëndetin publik në shtetin fqinj. Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Covid-19, nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi.

 

Deri më tani, personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavije karantinoheshin 14 ditë. E pas ditës së hënë, ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *