Subscribe

 

Një koncert Gala me më të mirat e gjithë vitit artistik ngjitet sonte në skenën e Pallatit të Kongreseve. Më shumë se 250 artistë do te dhurojnë më të mirat e koncerteve të Teatrit të Operës dhe Baletit përgjatë gjithë 2017-ës.

 

E veçanta është takimi i këngëtarëve pop me ata klasikët.

 

Grand Galasë së fundvitit nuk do t’i mungojë as baleti.

 

Orkestra do të drejtohet nga italiani Ricardo Casero që rendit disa bashkëpunime me Teatrin e Operës e Baletit. Ndërsa kori, si gjithnjë nën kujdesin e Dritan Lumshi.

 

Salla e madhe e koncerteve do të presë më shumë se 500 artdashës që i kanë rezervuar vendet e tyre katër ditë më parë. Ndërsa zbulojmë se ditën e fundit për këtë koncert gala drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit, Zana Çela ka kërkuar që të shtohet edhe një hapësirë tjetër, pasi kërkesat për këtë koncert të fundvitit ishin të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *