Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel: Bashkëpunim në...

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon, Rusia po...

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj autobusit që...

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”, KLGJ e...

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran i jep fund përpjekjeve të Teheranit...

Tre mjete përfshihen në aksident në aksin Pogradec-Lin, një...

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7...

Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy veta, Zelensky...

PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin”...

Berisha mbron punën e SPAK: Grupet e drogës mbështeten...

Gledis Nano takim me homologun e Maqedonisë së Veriut/ Në fokus të diskutimit pastrimi i parave dhe krimi i organizuar

9 Gusht 14:37

Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë së Sigurisë Publike të Maqedonisë së Veriut Sasho Tasevski, i shoqëruar nga Delegacioni i Lartë i Maqedonisë së Veriut, vizitë në Policinë e Shtetit.

 

Tasevski u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano. Fillimisht, të dy krerët e policive zhilluan një takim kokë më kokë.

 

Më pas, gjatë takimit zyrtar ndërmjet dy delegacioneve u diskutua për thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit.

 

“Bashkëpunimi ynë ka qenë i ngushtë, si për çështje operacionale ashtu edhe për elemente të tjera të luftës së përbashkët kundër krimit, andaj ky takim veçse do ta forcojë më tej atë. Në misionin tonë në krye të policive të të dy shteteve, ne ndajmë të njëjtat aspirata dhe qëllime, si lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimeve të rënda, terrorizmit dhe pastrimit të parave, që janë indikatorë me shumë rëndësi për sigurinë në vend.

 

Për ne si Policia e Shtetit shqiptar ka qenë dhe mbetet prioritet gjithashtu lufta ndaj trafikimit të lëndëve narkotike. Për këtë qëllim ne kemi përqëndruar dhe forcuar më tej, kapacitetet tona logjistike dhe burimet njerëzore në Portin e Durrësit, që është edhe vendi ku kemi goditur më shumë tentativa të trafikimit të lëndëve narkotike, të ardhura nga Amerika Latine. Një tjetër prioritet për Policinë e Shtetit është parandalimi dhe goditja e tentativave për kultivim të kanabisit, aktivitet kriminal i cili pasuron grupet kriminale, edhe individët, duke u dhënë atyre një instrument të fuqishëm korruptiv.

 

Gjithashtu, shtrirja e aktiviteteve të ndryshme kriminale në disa shtete apo prania e autorëve në disa shtete, na ngarkon me përgjegjësi për të bashkëpunuar më tej dhe më ngushtë, për të garantuar rend dhe siguri për qytetarët tanë, përmes shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe pasjes së një shërbimi policor kufitar serioz dhe me integritet, dhe jam i bindur që ne e kemi vullnetin për ta bërë këtë”, tha Nano.

 

“Fillimisht dua t’ju falënderoj përzemërisht për mikpritjen tuaj që nga Pika e Kalimit Kufitar, deri këtu. Vizita ime sot, këtu, tregon qartë marrëdhëniet e shkëlqyera midis 2 policive të shteteve tona dhe vullnetin për të vijuar më tej bashkëpunimin tonë dypalësh në funksion të çështjeve operacionale. Kjo klimë bashkëpunimi është një element kyç për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në te dy shtetet tona dhe gjithashtu na motivon për të punuar së bashku, edhe më tej, për çështje si lufta kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare, të cilat janë prioritetet tona të përbashkëta.

 

Në vijim, bashkëpunimi ynë do të intensifikohet në drejtim të veprimeve të përbashkëta operacionale dhe hetimore, për çështje të tilla ndërkombëtare, si terrorizmi, lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Puna dhe bashkëpunimi ynë do të vijojë dhe do të forcohet jo vetëm në drejtim të luftës ndaj fenomeneve kriminale, por edhe për parandalimin e tyre”, tha Sasho Tasevski. 

 

Delegacioni i Lartë i Policisë së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë vizitë në Repartin Special RENEA dhe në Portin e Durrësit.

Posted Under:
Aktualitet Vendi
Tagged:
gledis nano Krimi i organizuar Pastrimi I Parave Sasho Tasevski Takim

Nga e njëjta kategori

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

më shumë...

PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

më shumë...

Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

më shumë...

Mbyllet mandati i Kolegjit të Apelimit, drejtuesit e institucioneve te drejtësisë vlerësojnë procesin e Vetingut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

5:05

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran i jep fund përpjekjeve...

4:54

Tre mjete përfshihen në aksident në aksin...

4:50

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:49

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave,...

4:26

Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy...

3:51

PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama:...

3:48

Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë...

3:31

Mbyllet mandati i Kolegjit të Apelimit, drejtuesit...

3:09

Metani: Vettingu pastroi sistemin, përgjegjësia kalon te...

2:55

Numërimi në Kosovë drejt fundit, “Vetëvendosje” siguron...

2:48

GJKKO: Burg për narkotrafikantin! Florian Musaj, i...

2:45

Berisha mbron punën e SPAK: Grupet e...

2:32

Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela...

1:59

Dyshohet se u mbyt në liqenin e...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.