E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tre mjete përfshihen në aksident në aksin Pogradec-Lin, një i lënduar

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku janë përfshirë tre mjete.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar lehtë dhe është transportuar në Spitalin Bashkiak të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona në rrezik për jetën.

Vetëm pak ditë më parë në këtë aks nacional një tjeër aksident me një të vdekur dhe tre të plagosur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë