Subscribe

Pas 30 vjetësh mikthet teksti i Gjuhës Shqipe ne shkolle te mesme. Tashme njohuritë gjuhësore nuk do te jene te shkrira me letërsinë, por secila prej tyre do te jete lende me vete. Kurrikula e re e gjuhës ametare ka nisur nga klasa e 10 dhe do te vazhdoje deri ne mature. Mësuesit e shkollave te mesme tregojnë se mungesa e Gjuhës Shqipe si lende me vete, shkaktoi nder breza mangësi te mëdha ne drejtshkrim dhe te shprehur. Vendimi per rikthimin e Gjuhës Shqipe si lende me vete ne shkollat e mesme erdhi pas kërkesave te përsëritura te mësuesve dhe gjuhëtareve. Vitet e fundit ne provimet e Maturës kryesisht janë konstatuar probleme te mëdha te nxënësve me gjuhen amtare. Sipas specialisteve te fushës është vene re se gjate ndërtimit te esesë, nxënësit nuk respektonin rregullat e drejtshkrimit, nuk njihnin shenjat e pikësimit dhe shfaqnin probleme ne te shprehur. Me keto mangësi ata vijonin shkollën e larte dhe me pas ne pune. Besnik Rama specialist ne Ministrinë e Arsimit tregon se tashme shqipja, ashtu si letërsia janë lende me vete dhe me njohuri te thelluara. Gjuha shqipe është hequr nga shkolla e mesme ne vitin1984. Pas kësaj periudhe, ajo mësohej si lende me vete deri ne klasën e 8 dhe me vone deri ne klasën e 9 te arsimit te detyruar. Ndërsa 10 vitet e fundit gjuha amtare ishte e shkrire me njohuritë e letërsisë ne një tekst te vetëm. As kjo forme nuk dha rezultate madje përkeqësoi njohuritë e shqiptareve me gjuhen amtare. Duke filluar nga ky vit shqipja është lende baze nga klasa e 1 deri ne te 12.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *