Drejtësia i tha sërish jo kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të kryer ceremoninë e betimit. Ky vendim i Gjykatës së Posaçme u pasua me reagimin e kryeministrit, Edi Rama, i cili paralajmëroi largimin e Jorgo Goros nga drejtimi i Bashkisë së Himarës. Ky i fundit në një prononcim për Vizion Plus pranoi se do të ketë ndryshime, duke argumentuar se vijnë si nevojë e zgjidhjes së ngërçit të krijuar, pas arrestimit të Fredi Belerit, vetëm 24 orë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Lidhur me këto zhvillime kanë shkruar dhe mediat greke, ku zbulohen dhe ‘skenarët’ që do të ndiqen pas dorëheqjes së pritshme të Jorgo Goros.

Lexo edhe :

Related Posts

Kathimerini” shkruan se ky është një hap i rëndësishëm, por që nuk nënkupton zgjedhje të reja në Himarë. Kathimerini shkruan se qeveria shqiptare po punon për formimin e një kuadri të ri institucional në Bashkinë e Himarës. Kryetari i ri i Bashkisë së Himarës, sipas Kathimerini, pritet të jetë dikush i pranuar edhe nga radhët e Belerit. Të gjitha këto lëvizja, shkruan media greke, pritet të përfundojnë brenda muajit dhjetor.

Athina zyrtare e konsideroi si një ‘triumf’ të përkohshëm këtë lëvizje të Ramës, teksa në ‘tryezë’ janë ende tre kushte që Greqia i sheh si të drejta: betimi Belerit, gjykimi i drejtë i dhe prezumimi i pafajësisë.

Arrestimi i Belerit ka sjellë tensione diplomatike mes Tiranës e Athinës, teksa kjo e fundit ‘kërcënon’ vazhdimisht se do të pengojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Por qëndrimi i Greqisë nuk ka gjetur përkrahje në radhët e vendeve anëtare të BE, nisur që nga Gjermania, e cila theksoi se çështja “Beleri” nuk mund të përcaktojë fatin e integrimit të Ballkanit Perëndimor./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *