Subscribe

Kreu aktual i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro mund të lërë këtë post, pas kërkesës së kryeministrit, Edi Rama që ai të jepte dorëheqjen. Në një reagim për gazetaren e Vizion Plus, Enkelejda Mema, kryebashkiaku aktual i Himarës u shpreh se është e kuptueshme të ketë zhvillime në mënyrë që ngërçi i krijuar pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, të zgjidhet.

“E kuptueshme, do ketë zhvillimi për të zgjidhur ngërçin”, është shprehur ai.

Lexo edhe :

Related Posts

Edi Rama i kërkon Jorgo Goros të lërë detyrën. Kërkesën kryeministri ia bëri kryebashkiakut në detyrë të Himarës në platformën X pasi u njoh me vendimin e Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për çështjen “Beleri”.

Në arsyetimin e saj gjykata thotë se i takon qeverisë të gjejë zgjidhjen së pari duke respektuar ligjin dhe së dyti duke iu referuar praktikave më të mira evropiane. Dhe një ndër to që sjellë si shembull gjykata është administrimi i përkohshëm i qeverisjes vendore nga ajo qendrore për aq kohë sa që për shkaqe të caktuara konsiderohet e paaftë të kryejë detyrat e saj.

Mbi këtë vlerësim të gjykatës mbi situatën e krijuar në Himarë që vazhdon të drejtohet nga humbësi i vendoreve të majit, Edi Rama arrin në përfundimin se socialisti Jorogo Goro duhet të largohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *