Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Haiko Maas duket se po vazhdon të njëjtën linjë me kancelaren gjermane Merkel për refugjatët që shpëtohen në Mesdhe.

Për shkak të bllokadës në politikën e refugjatëve, ai ka propozuar një iniciativë për shpërndarjen e atyre që shpëtohen në mesdhe me vendet që duan të ndihmojnë, dhe se gjermania do të japë kontributin e saj substancial.

Të enjten e ardhshme ministri gjerman do tia propozojë këtë iniciativë ministrave të punëve të brendshme të BE dhe të drejtësisë gjatë takimit në Helsinki.

Javët e fundit dhjetra anije me refugjatë nga Libia kanë hyrë në Mesdhe, në përpjekje për të kaluar në vendet e Bashkimit Europian.

Që nga fillimi i këtij viti kanë humbur jetën 682 migrantë, 72 prej të cilëve u mbytën janën e kaluar pasi motobarka me të cilën po lundronin u fundos në ujrat e Mesdheut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *