Një gomone është gjetur e djegur pranë gjirit të Gramës në Vlorë. Mjeti lundrues dyshohet se përdorej për transport droge. Policia kufitare që e ka vënë re mjetin gjatë një kontrolli në terren, është duke kryer verifikimet në vendin e ngjarjes. Dyshohet se gomonia është braktisur, pasi i është vënë zjarri, në mënyrë që të humbasin edhe gjurmët. Nga hetimet e kryera deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e personave te përfshire ne trafikun e drogës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *