Subscribe

Dy vite pasi Gent Cakaj mori drejtimin e Ministrisë së Jashtme, por si ministër në detyrë, pas refuzimit të Ilir Metës për ta dekretuar, ai i ka paraqitur dorëheqjen Edi Ramës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cakaj me anë të një postimi në Facebook, të cilin e ka shoqëruar me foton nga samiti i Bukureshtit, në vitin 2019, takimi i parë në të cilin ai përfaqësonte Shqipërinë, në cilësinë e ministrit të Jashtëm.

Në mesazhin e tij, Cakaj liston një sërë arritjesh të Shqipërisë në këto dy vite, duke nisur që nga përfundimi me sukses i kryesimit të OSBE e deri te vëmendja e shtuar dhe hapat e marra ndaj faktorit shqiptar në Ballkan.

Por Cakaj në letrën e tij kujdeset të nënvizojë edhe faktin që angazhimi i tij në politikë në Tiranë është kapitull i mbyllur.

 

GENT CAKAJ

Duke qenë se Shqipëria është në prag-fushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

 

Në fund Gent Cakaj thekson se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon, duhet të vazhdojë me çdo kusht, apo çmim.

 

Në të njëjtën kohë që Cakaj shpërndau këtë postim, Edi Rama nëpërmjet Twitter-it njoftoi po ashtu mbylljen e këtij bashkëpunimi me Cakajn, i cili sipas Ramës do të kthehet në kabinetin e Kryeministrit.

 

EDI RAMA

Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt, si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkërisht stafetën Olta Xhaçkës, që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

 

Nga ana tjetër Rama ka rikthyer në qeveri 4 muaj përpara zgjedhjeve Niko Peleshin, i cili do të mbajnë postin e Ministrit të Mbrojtjes. Këto lëvizje janë përshëndetur dha nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila ka vlerësuar si Cakajn ashtu dhe Xhaçkën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *