Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe...

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani...

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e tij, anulohet...

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me...

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në...

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase...

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e...

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron vizitorëve freski...

U arrestua në Palasë, GJKKO refuzon garancinë pasurore, miraton...

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar me Ukrainën”,...

Protestë në Maliq kundër reformës territoriale, banorët kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë, punonjësi: Ndihem i tradhtuar nga kolegët

2 Gusht 20:24

Qytetarë të Bashkisë Maliq kanë protestuar kundër hartës së re territoriale të propozuar nga mazhoranca, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Bashkinë Korçë. Protestuesit e cilësuan këtë vendim të padrejtë, duke kërkuar që Maliqi të ruajë statusin e bashkisë.

Një prej zërave të protestës ishte edhe Jurgen Isufllari, punonjës i Bashkisë Maliq, i cili u shpreh se ndihet i tradhtuar nga kolegët e administratës, pasi sipas tij, ata duhej të ngriheshin në mbrojtje të institucionit ku punojnë dhe të drejtave të qytetarëve.

“Unë kam qenë i pari që kam nisur këtë protestë, kam bërë thirrje sepse kam kuptuar që diçka e pisët dhe diçka e keqe po luhet për këtë qytet. Në fakt, unë vij nga një fshat këtu dhe më vjen shumë keq që nuk po shikoja asnjë nga Maliqi. Është e çuditshme se kush e ka hedhur ose kush e ka nxjerrë nga goja shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe kush e ka firmosur. Pra, dua të di se cila është ajo dorë që ka firmosur shkrirjen e këtij qyteti dhe jo të kësaj godine, sepse kjo në fund të fundit është një godinë, por qyteti është ai që do të shkrihet dhe këtu nuk do të ketë më asnjë funksion, nuk do të ketë më asnjë kafene, asnjë furrë buke dhe këtu do të ngelet një xhep edhe nuk do të ketë më asnjë gjë që do të kalojë. Pra, jemi një bashki e madhe me 81 fshatra, me 31 mijë banorë dhe kemi një shtrirje shumë të madhe. Pra, jemi nga bashkitë më të mëdha që ne mund të quheshim shumë mirë një bashki bujqësore sepse territori është një fushë dhe ne nuk kemi se si mund të bashkohemi me Korçën. Ne nuk kemi asnjë problem me Korçën, por Korça mund të jetë e fokusuar tek turizmi dhe ne tek bujqësia. Unë jam shumë i zhgënjyer sot me administratën dhe ndjehem shumë i tradhtuar. Nuk kam frikë t’i them gjërat siç janë, ndjehemi i tradhtuar nga të gjithë kolegët sepse sot më duket sikur jam i shitur nga ata, por unë do të luftoj për ata, do të jem këtu edhe kur të kaloj këtu në Maliq do të kaloj me kokën lart. Në fakt unë edhe në postimet e mia i kam bërë thirrje të gjithë deputetëve, qoftë edhe ai që ka marrë një votë, që ka përgjegjësi dhe nuk duhet të votojë shkrirjen në parlament të Bashkisë Maliq”, tha Jurgen Isufllari, punonjës i Bashkisë Maliq.

Edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Maliqit nga opozita deklaruan se nuk do të japin miratimin për shkrirjen e bashkisë. Ata bënë të ditur se kanë kërkuar zhvillimin e një mbledhjeje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku do të shqyrtohet një rezolutë kundër këtij vendimi.

Gjatë protestës nuk munguan as reagimet e ashpra të banorëve. Njëri prej tyre akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka tradhtuar edhe socialistët e Maliqit, ndërsa një tjetër tha se, nëse bashkia shkrihet, qytetarët do të detyrohen të përshkojnë rreth 65 kilometra deri në Korçë edhe për shërbimet më të thjeshta administrative.

Bashkia Maliq përfshin mbi 60 fshatra dhe ka rreth 30 mijë banorë. Ajo renditet ndër bashkitë më të mëdha të vendit për nga numri i popullsisë. Banorët kërkojnë që çdo ndryshim i hartës territoriale të bëhet në konsultim me komunitetin dhe institucionet vendore, duke paralajmëruar se do të vijojnë kundërshtimin e tyre ndaj projektit për shkrirjen e bashkisë.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Maliq proteste

Nga e njëjta kategori

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar Xhon Jesku prezanton nismën e tij

më shumë...

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe shtetin palestinez

më shumë...

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i Vetëvendosjes: Duam zgjidhje dhe jo zgjedhje

më shumë...

I dënuar nga Italia me 14 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:58

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar...

2:57

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për...

2:51

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i...

2:34

I dënuar nga Italia me 14 vite...

2:28

Kodi rrugor, ndëshkime të ashpra, harrojeni patentën...

2:25

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë...

2:22

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e...

2:17

I riu bën kallëzimin në polici: Më...

2:14

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u...

2:08

Kapet në flagrancë në parcelën që kishte...

1:58

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës...

1:58

Rusia raporton për 13 të vrarë pas...

1:39

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në...

1:34

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron...

1:14

Merr fund beteja me flakët, nuk ka...

1:10

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në...

1:09

Kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e...

1:07

U arrestua në Palasë, GJKKO refuzon garancinë...

12:39

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar...

12:36

FOTO/ Kjo është arma me të cilën...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.