E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rrezik për zjarre në disa qarqe të Shqipërisë këtë të hënë, sa arrijnë temperaturat në vend

Shqipëria do të përballet këtë të hënë, 3 gusht, me një rrezik të shtuar për përhapjen e zjarreve, për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve.

Sipas parashikimeve, niveli i rrezikut “i lartë” parashikohet në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërkohë, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Korçë rreziku vlerësohet “i moderuar”.

Për sa i përket motit, gjatë gjithë ditës nuk priten reshje shiu, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta në të gjithë vendin.

Temperaturat e parashikuara janë:

Reklamë

Bregdeti: 22°C – 32°C
Zonat e ulëta: 19°C – 36°C
Zonat malore: 14°C – 32°C

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, pasi kombinimi i temperaturave të larta, erës dhe bimësisë së tharë rrit ndjeshëm rrezikun e përhapjes së flakëve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë