Është dashur ndeshja e 15 rresht qe Kolorado Rapids e Shkëlzen Gashit te ndalte ritmin e rezultateve pozitive dhe te pësonte humbje te dhimbshme, madje 5-1 ne Nju Jork ndaj vendasve te nju Jork Siti. Por ngushëllim per sulmuesin tone te kombëtares qe arriti te gjeje rrugën e rrjetës ne kohen shtese, duke shënuar golin e nderit per skuadrën e tij dhe te tretin personal ne kete sezon. Është dashur minuta e 92 e ndeshjes, kur Gashi ka ekzekutuar me te majtën e tij nje goditje dënimi ballore me portën rreth 30 metra larg dhe topi i devijuar nga muri është ndalur ne rrjete. Me pare Kolorado kishte pësuar 5 gola 3 prej te cilëve nga Frank Lampard dhe per t’u theksuar është fakti se Kolorado Rapids luante me 10 lojtare qe prej minutës se 37 te takimit kur ishte vetëm 1-0 ne disavantazh dhe Azira dilte me te kuqe. GJITHSESI Kolorado ndodhet ne vendin e dyte ne renditjen e konferencës se perëndimit me tre pike me pak se Dallas,  por me dy ndeshje me pak te luajtura. Rezultat pozitiv edhe per dyshen Kukeli dhe Sadiku ne ligen e dyte zvicerane. Megjithëse nuk kane gjetur rrjetën, shqiptaret me Zyrihun kane barazuar ne transferten e Wil 1-1 po me pak përqendrim mund te kishin dale fitues. Zyrihun e kaloi ne avantazh Buf ne pjesën e pare me nje goditje dënimi, teksa Roux ne te 87 barazoi per vendasit. Te dy lojtaret e kombëtares u aktivizuan per 90 minuta dhe ishin nder me te mirët per Zyrihun.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *