Klaudia Pepa është rikthyer së fundmi në vëmendjen e publikut shqiptar pasi rrëfeu në një intervistë në televizionin italian se babai i saj nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Balerina nuk i mbajti dot lotët teksa tregoi se ka pasur momente kur mendonte të hiqte dorë nga çdo gjë.

Për fat të mirë duket se gjendja shëndetësore e babait të Klaudia Pepës është përmirësuar. Ditët e fundit Klaudia ka ndarë foto nga pushimet me babain duke e quajtur babain më të mirë.

Balerina Klaudia Pepa është momentalisht e angazhuar si pjesë e Open, turit italian i njohur si një shfaqje e jashtëzakonshme kërcimi.
Open është krijuar nga koreografi Daniel Ezraloë dhe Klaudia performon krah emrave më të njohur të baletit në Itali./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *