E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Fituesit e festivalit për fëmijë, Kroni Pula triumfon në edicionin e 63 me këngën “Fruta perime”

Kroni Pula me këngën “Fruta perime” është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

Artistja e re rrëmbeu çmimin e madh për kategorinë “Junior” dhe pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2025, që do të mbahet në dhjetor në Gjeorgji.

Festivali i Fëmijëve, një ngjarje e rëndësishme kulturore e zhvilluar sivjet në Shkodër, konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit.

Në dy netët e para garuan 29 pjesëmarrës të kategorive “Të vegjlit” dhe “Junior”. Mes të vegjëlve, Çmimi i Parë shkoi për Maria Kalajën dhe këngën “Ja çfarë bëri bubi im”. Çmimi i dytë për Drini Drishtin me këngën “Dua” dhe çmimi i tretë për Aiden Ballën me “Do lejleku akullore”.

Nga më të rriturit, fituesja e çmimit të dytë ishte Ea Zoga me këngën “Mirësi”, ndërsa çmimi i tretë shkoi për Prishila Pukën, “Si një fishekzjarr”.

Çmimet e mëdha u ndanë nga sopranoja Inva Mula, këngëtarja shkodrane Myfarete Laze ndau tri çmime për zërat e rritur më stil të këtij edicioni, duke shpërblyer tri vajza: Tara Fejzullahun, Eslin Kurtin dhe Nivis Sulishtin.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video