Subscribe

Lushnja mirëpriti grupet artistike  të festivalit valles tradicionale në edicionin e 11 të tij duke gjallëruar kështu jetën kulturore të qytetit.

 

Ky event bashkon grupet folklorike duke përcjellë larminë e  valleve sipas krahinave dhe veshjeve tradicionale.

 

Sot në natën e dytë, do të performojne grupet nga Kolonja, Kukësi, Fieri, Dibra, Vlora por edhe krahina  te Kosovës.

 

FATOS TUSHE

KRYETAR I BASHKISE LUSHNJE

“Një traditë lushnjare që di të presë dhe përcjellë miq nga Shqipëria dhe Kosova. Vallja është vlerë e trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar dhe vazhdon të jetojë e të trashëgohet brez pas brezi në grupet kulturore të të gjithë bashkive të Shqipërisë.”

 

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore u zhvillua për herë të parë në vitin 2006 në qytetin e Lushnjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *