Subscribe

Prej 29-të vitesh Bashkia e Pogradecit organizon festën e verërave dhe të gështenjave.

 

Qëllimi i kësaj feste është për të ruajtur traditën e hershme të prodhimit të verës në mënyrë artizanale nga banorët e Pogradecit dhe jo vetëm. Historiani Ledjan Zeqollari tregon se elementët e vreshtarisë janë të pasqyruara dhe në mozaikun e Linit, që i përket shekullit të XV, çka tregon se në këtë krahinë vreshtaria është kultivuar herët.

 

Për banorët e këtij qyteti nxjerrja e verës së re është momenti më familjar dhe miqësor për pogradecarët, të cilët mblidhen në qilarët e banesave të tyre rreth buteve të verës, traditë e cila vijon dhe sot.

 

Pogradeci shquhet edhe për kultivimin e gështenjës. Zona të tëra me sipërfaqe të mëdha janë të mbjella me gështenja.

 

Nënkryetarja e bashkisë së Pogradecit Entela Gusho tha se për të ruajtur traditën e prodhimit të verës dhe kultivimit të gështenjës, Bashkia e Pogradecit ka nxitur banorët të shtojnë sipërfaqet e vreshtave dhe gështenjave.

 

Zonat më të njohura të vreshtarisë në Pogradec janë rrëzë ish-kalasë si dhe fshatrat e njësisë administrative Dardhas e Çërrave, ndërkohë që vitin tjetër është menduar që kjo festë të kryhet në përmasa të mëdha, pasi kulmon me 30 vjetori saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *