Subscribe

Festa e lakrorit në fshatin e Polenë te Korçës mblodhi qindra turiste qe provuan gatimin tradicional.

 

Lakrorin me dy petë të pjekur në saç, amvisat e gatuan ne fushën e fshatit, ndërsa morën vlerësimet e vizitorëve per shijen e veçantë.

 

Per kryetarin e bashkisë Sotiraq Filo, kjo festë i shërben promovimit te traditës dhe kulinarise se zonës.

 

Mikpritja e korçarëve mblodhi ne Polene jo vetëm vizitore nga zona te ndryshme te Shqipërisë, por edhe të huaj, të cilët u bene pjese e aktivitetit. Përveç lakrorit me dy pete, ata shijuan edhe interpretimin e ansamblit te valleve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *