Subscribe

Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është përgjegjësi kryesor për nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Gjatë një deklarate pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së grupit socialist, Basha deklaroi se në 11 vite të qeverisjes së kryesocialistit Edi Rama fatura e korrupsionit është aq e lartë sa qindra mijëra shqiptarë që janë larguar nga vendi

“Është e pamundur që kjo të jetë qeveria më e korruptuar në këto 34 vite, por kryeministri të jetë dorëjashtë, të jetë i pastër, madje të jetë zemërdhembshur. Dhe të zotohet pas 12 vitesh sërish si para 12 vitesh se do të jetë ai që do të luftojë korrupsionin!”, tha Basha.

Basha ironizoi idenë e miratimit të një rezolute, duke i bërë apel mazhorancës të hedhë hapa konkrete në luftën kundër korrupsionit. Sipas Bashës, këto hapa konkretë lidhen me votën pro nismave që vetë Basha ka depozituar në parlament

“Do më të vërtete të bësh diçka qoftë edhe për interesat e tua politike, atëherë leji fjalët e kalo në vepra. Ke ligjin e vetingun në parlament eja votojë”, tha Basha.

Lulzim Basha dhe 10 deputetët që e mbështesin kanë depozituar disa nisma të cilat sipas tij do të ndihmojnë luftën kundër korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *