Ndërsa deputetë dhe ministra janë mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit

Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, opozita ka nisur protestën e pestë para ambienteve të bashkisë Tiranë pas skandalit të dosjes 5D me zyrtarë dhe drejtorë të korruptuar.

Qytetarët kërkojnë dorëhqjen e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, ndërsa ngulmojnë që të vihen para përgjegjësisë të gjitjë zyrtarët dhe drejorët e korruptuar.

Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 10:00 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që do zhvillohet online.

Policia e shtetit më herët bëri thirrje për distancimin nga dhuna dhe njoftoi masat e marra për mbarëvajtjen e protestës. Kjo është protesta e pestë që organizohet para bashkisë. Tubimi vjen në saj të dosjes “5D”./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *