Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është e pakuptimtë që kreu i Qeverisë apo kryetari i Bashkisë t’i mbajnë pishën vartëve të tyre dhe të dinë çdo gjë. Sipas Ramës, nëse do ta bënin këtë, i bie të shpërdoronin detyrën, duke futur hundët në procedura e procese që ligjërisht janë të pavarura prej tyre.

“E pakuptimtë fare është ideja që kryeministri, ministri, kryetari i bashkisë duhet t’i mbajnë pishën tërë vartësve të tyre dhe duhet të dinë çdo gjë. Nëse do provonin këtë do duhet të shpërdoronin detyrën, duke futur hundën në procedura dhe procese që ligjërisht janë të pavarura prej tyre dhe për të cilat përgjegjës para ligjit janë vetëm personat e autorizuar. Kjo nuk do të thotë që personat e autorizuar mund të bëjnë korrupsion, duke menduar se nuk i kontrollon askush dhe duke shpresuar që nuk do i bjerë radha para drejtësisë. Kjo do të thotë që para se t’i vijë radha drejtësisë, korrupsioni duhet të përballet me mekanizma mbrojtje, kontrolli, filtra transparence për të cilat kemi bërë përpjekje të mëdha dhe progres domethënës në këto vite”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *