Renisi teksa po qëndronte në verandë me Ditean dhe Glorian analizoi lojën e kësaj të fundit, duke theksuar se arsyeja pse nuk është në nominim lidhet më mënyrën se si ajo ka zgjedhur të luajë.

Sipas tij, Gloria po luan në mënyrë individuale dhe jo në grup.

Renisi e përgëzoi Glorian për lojën që po bën, duke marrë si shembull rastin e pianos. Ai theksoi se ndonëse 10 fermerë të tjerë ishin dakord që pianoja të zhvendosej, Gloria këmbënguli për të kundërtën, duke mos rënë pre e “presionit”.

Sipas tij, askush nuk duhet të ndikohet nga veprimet në grup, por të fokusohet tek loja individuale.

“Sot ajo prandaj është e panominuar sepse nuk ra pre e presionit. Janë 10 veta që bëjnë diçka dhe ajo vendosi të veprojë e vetme ashtu siç donte. Sot ajo është e panominuar vetëm për këtë gjë, sepse vendosi vetë”, tha Renisi. /vizionplus.tv/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *