Subscribe

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Dropull, ku një çift të moshuarish u vra nga një bashkëfshatar i tyre.

Shefi për policimin në komunitet në Policinë e Tiranës, Arjan Demçe bëri me dije në studion e “7pa5” se autori ka vepruar për motive të dobëta, teksa u ndal edhe te siguria e të moshuarve në vend.

Lexo edhe :

Related Posts

“Nga të gjitha veprimet e kryera është krijuar bindja që nuk ka pasur persona që kanë tentuar të kryejnë një vjedhje në banesë, sepse nuk ka pasur asnjë send të përfituar nga autori.

Kjo ka krijuar bindjen që motive nuk ka qenë grabitje, por ka lindur aty për aty.

Sipas deklaratës së drejtorit vendor ngjarja ka ndodhur në datën 2. Sa i përket raportimit, ka qenë një raportim që është kryer nga bashkëfshatarët që kanë konstatuar trupin e pajetë në oborr.

Ka fshatra që as ne nuk pretendojmë të kemi punonjës policie, por mbajmë kontakte të vazhdueshme.

Hetimet vazhdojnë dhe kjo do të japë gjithë panoramën si ka ndodhur ngjarja.

Nga informacionet që ne kemi dhe si e lexojmë ne situatën, gjithë lëvizjet demografike kanë bërë që të ketë lëvizje të individëve. Ndeshemi me raste të çifteve të të moshuarve që kanë të afërm, por nuk jetojnë në të njëjtin qytet, apo kanë të afërm në emigrim. Zonat që janë më të vështira janë zonat rurale, pa lënë jashtë vëmendjes edhe zona të tjera urbane”, tha ai.

Ndërkohë, eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi tha se të moshuarit sulmohen edhe në zonat urbane, teksa vuri në dukje se policia e ka të pamundur të jetë fizikisht kudo.

“Ngjarja është e përsëritur, ndoshta jo shumë shpesh në krahasim me ngjarje të tjera që trondisin opinionin publik. Të moshuarit e pambrojtur, që janë shtuar shumë për shkak të rrjedhjes së popullsisë, shpeshherë sulmohen.

Të moshuarit nuk janë të sigurt edhe në zona urbane, dhe në mes të Tiranës. Unë kam raste kun ë mes të Tiranës këta “skifterët” që vjedhin e kanë hapur derën dhe kanë parë që ka dikë në shtëpi dhe kanë ikur. Policia nuk mund të ndërhyjë në mënyrën si shoqëria jonë mendon. Ka një problem të madh, policia nuk është një polici proaktive. Nuk është vetëm policia jonë që e ka këtë problematikë. Nuk i mjafton shoqërisë për t’u ndjerë e sigurt”, tha ai. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *