Angelina Jolie ka dhënë një intervistë dhe ndër të tjera ka folur për mëmësinë dhe fëmijët e saj.
Aktorja që luan në filmin e ri “Maria” ku interpreton Maria Callas, ka folur në emisionin “Mirëmëngjes Amerikë”.
Kur u pyet nëse “ka ndonjë gjë në jetën e saj që krahasohet me dashurinë e Maria Callas për të kënduar”, Jolie u përgjigj: “Mënësia”.
Më pas ajo shtoi: “Fëmijët e mi janë lumturia ime. Ju mund të merrni gjithçka tjetër nga unë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi.”
Angelina Jolie Says "Nothing Else Matters" Except for Motherhood https://t.co/4xYCczHaYE
— The Hollywood Reporter (@THR) November 21, 2024
Jolie ka gjashtë fëmijë nga martesa e saj me Brad Pitt, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët 16-vjeçarë Knox dhe Vivienne.
Aktorja ka shpjeguar se asnjë nga fëmijët e saj nuk dëshiron të jetë “para kamerës”, pasi kanë jetuar kaq shumë vite me famën e prindërve.
“Ata preferojnë privatësinë e tyre, veçanërisht Shiloh është më e “mbyllura” , shpjegoi ajo, ndërsa shtoi: “Ata nuk kanë lindur me privatësi. Kështu që unë shpresoj se ata mund ta kenë atë ndërsa rriten.”
/vizionplus.tv





