Benny Blanco ende nuk e kapërcen dot faktin që është fejuar me Selena Gomez . Të mërkurën, më 18 dhjetor, producenti 36-vjeçar i ripostoi këngëtares njoftimin e fejesës në një histori në Instagram dhe shkroi: “ Ende nuk mund ta besoj”.

Në foto shfaqej ai puthte në kokë të fejuarën e tij 32-vjeçare, ndërsa ajo i tregoi aparatit unazën e fejesës me diamant.
Në postimin origjinal këngëtarja dhe aktorja kishte shkruar: “ Përjetësia fillon tani ”, me Blanco duke komentuar: “Oh prit… kjo është gruaja ime”.
/vizionplus.tv
View this post on Instagram





