Një sasi lende eksplozive e vendosur ne nje automjet tip benz ne pronësi te Endrit Sadedinit, u zbuluan dje ne mbrëmje nga vete Sadedini, ne zonën e ujit te ftohte ne Vlore. Menjëherë ai ka lajmëruar policinë, e cila rrethoi zonën.

 

Qesja me përmbajtjen e dyshimte, per te cilën policia konfirmoi me vone se ishte lende eksplozive, ndodhej vetëm dy metra larg automjetit. Forcat xheniere kryen shpërthimin e kontrolluar. Policia sqaroi se behej fjale për një sasi lende eksplozive rreth 200 grame, e krijuar ne mënyre artizanale dhe e llogaritur te shpërthente me celular.

 

Ndërkohe 30-vjeçari Endrit Sadedini është  shoqëruar nga policia per te dhëne shpjegime mbi ngjarjen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *