Pas Durrësit, një tjetër proces zgjedhor në 30 qershor është futur në një pikëpyetje të madhe.

Bëhet fjalë edhe për bashkinë e Vorës.

Nëse në Durrës, gjykata u shpreh për pavlefshmërinë e procesit për shkak se Bindja Demokratike ishte regjistruar përtej afateve ligjore, në bashkinë e Vorës situata paraqitet më e komplikuar.

Gjykata e Tiranes nuk i ka dhene mandatin e kryebashkiakut Agim Kajmakut duke shpallur moskompetencen per shqyrtimin e ceshtjes.

Por gjyqtarja Ariana Gunbardhi ka theksuar se ankimi kunder ketij vendimi behet ne gjykaten e Larte, e cila aktualisht eshte jashte funksionit pasi ka vetem dy anetare nga 19 qe duhet te kete trupa e plote.

Pak dite me pare Partia Demokratike I beri thirrje publike te gjitha gjykatave qe te mos i jepnin mandatin kryetareve te bashkive te dale nga zgjedhjet e 30 qershorit por deri me tani vetem keta dy gjyqtare kane vendosur te rrezojne fituesit e zgjedhjeve lokale ndersa pjesa me e madhe ka beret e kunderten duke i dhene mandatin shume kandidateve te tjere fitues nen siglen e PS.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *