Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se këtë të enjte janë shëruar edhe pesë infermierë të tjerë. Ajo tha në “Facebook” se në total numri i personelit shëndetësor të shëruar ka shkuar në 47.
“Edhe 5️⃣ infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga #COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit 🙏🏼 Janë 4️⃣7️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅ Deri tani janë 3️⃣8️⃣5️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛 dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh🙏🏼 #FORCA”
Këtë të enjte në vendin tonë u shtuan edhe 29 raste të tjera me koronavirus.





