Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, është gjetur pa jetë.
Ai ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës sonë, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.
Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga mediat kosovare.
Paraprakisht, dyshohet që Krasniqi të ketë ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër./vizionplus.tv





