Një zjarr i madh përfshiu në orët e para të mëngjesit të së martës një maternitet në Baku të Azerbajxhanit, i cili pr pasojë i mori jetën 4 foshnjeve të cilat ndodheshin në nbjësinë e kujdesit menatal.

Ministria e Emergjencave të Azerbajxhanit dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Kamran Aliyev, bëjnë me dije se katër foshnja humbën jetën , ndërsa tre persona të tjetrë pësuan probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit të madh që përfshiu zonën.

Prokurori i Përgjithshëm i Azerbajxhanit ka urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit, i cili dyshohet se ka nisur nga një qark i shkurtër elektrik, si dhe për të gjetur përgjegjësin nëse rezulton se janë shkelur masat e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *