E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 25 minuta më parë
Video · Vendi

Gjykata e Fierit liron Salianjin, ish-deputeti i PD la qelinë tre muaj para përfundimit të dënimit

Ish-deputeti Ervin Salianji fitoi lirinë këtë të martë tre muaj para përfundimit të dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen ‘Babale’.

Vendimi u dha në Gjykatën e Fierit, pasi Shërbimi i Provës paraqiti një raport pozitiv për 9 muajt e qëndrimit të tij në qeli, ndërsa edhe Prokuroria dha dakordësinë.

Reklamë

I pranishëm në seancë ishte edhe vetë ish-deputeti. Pasi doli nga seanca, Salianji u shfaq i buzëqeshur për gazetarët, por tha se do të mbajë një konferencë në orën 17:00 nga selia e Partisë Demokratike. Ndërkohë avokati  i tij Ledio Braho e cilësoi procesin si politik.

“Më në në fund pati një element minimal drejtësie për te. I gjithë procesi sipas mendimit tim është krejtësisht i padrejtë, ishte dënim politik por sot arritëm të shkurtonim më pak se dy muaj e gjysmë nga dënimi i mbetur. Procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditës së sotme. Salianji sqaroi se beteja e tij ka qenë për interesin publik.“, u shpreh Braho.

Reklamë

Në 26 shtator 2024, Salianji u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke u dënuar me 1 vit burg.

Në 2018-ën Ervin Salianji publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Por nga hetimet rezultoi se materiali ishte i montuar. Kjo ishte kërkesa e tretë  e Salianjit për lirim pasi ishte plotësuar kushti i kalimit të tre të katërtave të kohës së dënimit me burg.

Më shumë video

Reklamë