E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Salianji flet për herë të parë pas lirimit: Do t’a ndjek çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lënë këtë të martë ambientet e burgut të Fierit.

Vendimi u dha në Gjykatën e Fierit, pasi Shërbimi i Provës paraqiti një raport pozitiv për 9 muajt e qëndrimit të tij në qeli, ndërsa edhe Prokuroria dha dakordësinë.

Salianji është pritur nga deputeti Luan Baçi dhe shumë eksponentë të Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, Salianji deklaroi se burgosja e tij ishte vendim politik, teksa theksoi se do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut për të fituar pafajësinë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë