Një dite pas publikimit te letrës drejtuar Kongresit Amerikan, ku ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzonte se i ishte kërkuar arrestimi i Ilir Metës nga ana e ambasadorit amerikan Donald Lu, ky i fundit për gati 60 minuta ka qene ne zyrën e presidentit te Republikës.

 

Por zyra e kreut te shtetit ne një njoftim te shkurtër për shtyp lidhur me takimin theksoi se u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si dhe çështjet rajonale e ndërkombëtare te sigurisë. Sipas njoftimit te shpërndarë për mediat diplomati Lu dhe presidenti Meta u ndalen edhe tek mundësia e hapjes se negociatave te Shqipërisë për anëtarësimin ne Bashkimin Europian si dhe tek rëndësia e implementimit te reformës ne drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *