Udhëtarët që kanë rezervuar lundrimet drejt Italisë me traget nuk do të mund të udhëtojnë dot sot.

 

Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi se për shkak të një defekti të linjave GNV dhe Adria Ferries, sot nuk do të ketë nisje nga Porti i Durrësit drejt Ankonës, deri në një njoftim të dytë.

 

“Ndërsa tragetet e linjës Durrës-Bari do vijojnë me lundrimet normalisht në këto orare:

📌Trageti “Rigel III”, AGJENCIA Ventouris/Duni, ora e nisjes nga Porti i Durrësit ⏰ 13.00

📌Trageti “AF Marina”, Agjencia Adria Ferries/GNV ora e nisjes nga Porti i Durrësit ⏰ 13.00

📌Trageti “Rigel II”, AGJENCIA Ventouris/Duni, ora e nisjes nga Porti i Durrësit ⏰ 23:59

Për sa i përket lundrimeve të mbrëmjes me linjat Adria Ferries dhe GNV, oraret reja të nisjes janë si vijon:

📌Trageti “SAGA”, Agjencia Adria Ferries, ora e nisjes nga Porti i Durrësit ⏰ 23.59

📌Trageti “AF Claudia”, Agjencia Adria Ferries, ora e nisjes nga Porti i Durrësit ⏰ 23.59

Me qëllim shmangien e radhëve apo mbingarkesës në qarkullim brenda territorit të Portit, Check-ini për këto dy lundrime do të mundësohet sot duke nisur nga ora 13:00”, sqarohet në njoftim.  

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *