Persona te panjohur tentuan tre dite me pare t’i vinin flaken makinës se kryetarit te PD ne Mallakaster Hajredin Serjanaj. Sipas opozitës, deri me tani policia nuk ka bere asgjë per te zbuluar agresoret qe kishin per qellim dëmtimin e Serjanaj, i cili është njëkohësisht dhe nënkryetar i Bashkisë. PD thotë se policia ka tentuar edhe ta fshehe ngjarjen, duke mos e bere publike atë. Pamjet filmike te kamerave te sigurisë tregojnë se zjarrvenia ka qene e qëllimshme. Por sipas opozitës, policia ka bere përpjekje qe ta trajtoje ngjarjen si aksidentale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *