Subscribe

Në mbyllje të fjalës së tij para shqiptarëve të Italisë në Milano, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ftoi emigrantët shqiptarë që të rikthehen në atdhe dhe të investojnë në Shqipëri.

Rama tha se ai që ka dijen, eksperiencën dhe kursimet e veta mund të fitojë të ardhura për veten dhe familjen duke punuar në atdhe.

Lexo edhe :

Related Posts

Koha e Shqipërisë ka ardhur. Me punë, mund e guxim ia arritët, tha Rama.

“Shqiptarët që shërbejnë në hoteleri turizëm, informohuni vetë drejtpërdrejtë, jo nga mediat e mbushura me vrer politik, informohuni sa janë realisht pagat. Ju siguroj që kush vjen i armatosur me dije të zanateve është i fituar”, tha Rama.

Edi Rama: Ndryshe nga ata që vijnë nga deti, ajri, ju vini sot në një Shqipëri që është ndryshe nga ajo kur ikët nga sytë këmbët. Ajo është e tillë, ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta dhe duke pas mësuar guximin do të fitojë për veten dhe familjen. Ai që do të kthehet më shpejt do ketë më shumë vite në paqe për shpirtin e ndarë më dysh. Sot e keni të mundur t’u përkisni të dyjave, Shqipërisë edhe Italisë. Edhe këtu edhe atje. Askush më mirë se ju nuk ia di fjalës ‘punë, dije, parasë së fituar dhe kursyer me shumë sakrifica’. Ndaj askush më mirë se ju nuk do ia dilte me mund, punë. Duke investuar me vendin që ju nxori në det, por që është dhe do të mbetet atdheu. Koha e Shqipërisë ka ardhur. Me punë, mund e guxim ia arritët. Sot në Shqipëri jetojnë afro 20 mijë italianë dhe numri rritet. 1000 të rinj dhe të rinj italianë studiojnë në Shqipëri, gjithnjë më shumë Italianë vijnë në Tiranë në fundjavë./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *