Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt...

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha: Rrogat e...

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që do t’ju...

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj, ish-liderja e...

Beteja me zjarrin e madh në zonën e Atikës...

Turqia: Netanyahu nuk do paqe, këtë e vërtetojnë sulmet...

Videoja virale në rrjetet sociale që dyshohet se nxiti...

Vala e sulmeve në Afganistanin verior vë në provë...

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet papritur...

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima, 48 mijë...

Diplomatët e huaj dënojnë dhunën ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri

29 Maj 20:04

Ambasadorët që përfaqësojnë disa nga shtetet e QUINT-it në Kosovë kanë reaguar përmes llogarive të tyre në Twitter, prej ku kanë dënuar dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve, teksa kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës.

 

Edhe pse ende zyrtarisht nuk dihet numri i saktë, ekipi i Radios Evropa e Lirë në teren ka parë ushtarë të lënduar të KFOR-it. Gjithashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) tha se një makinë e një ekipi medial është djegur në Zubin Potok, teksa në veri të Kosovës janë regjistruar edhe disa tentim-sulme dhe vandalizime të makinave të ekipeve të gazetarëve.

 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se BE-ja dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve në Zveçan.

 

“Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar ai.

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka dënuar dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në veri të vendit, duke thënë se situata duhet të shtensionohet menjëherë.

 

“Çdo veprim i dhunshëm ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të ndalet tani – nevoja për të shtensionuar situatën është e menjëhershme”, shkroi Rohde në Twitter.

 

Ambasadori francez Olivier Guerot gjithashtu përmes një postimi në Twitter ka thënë se dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe ndaj gazetarëve nuk justifikohet dhe duhet të ndalojë, përderisa ka dhënë mbështetjen e plotë për trupat paqeruajtëse në Kosovë.

 

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme për shtensionimin e situatës”, tha Guerot.

 

Edhe ambadaori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, më herët gjatë ditës shkroi në një mesazh në Twitter se “SHBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër pjesëtarëve të KFOR-it”.

 

“Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, tha Hovenier.

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës – kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

 

Ata këtë kërkesë e bënë gjatë një takimi me kryeministrin.

 

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

 

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit serbë, të tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk ishin të pranishëm në momentin e ndërhyrjes në Zveçan.

 

Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.

 

Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit – të gjithë shqiptarë – u kundërshtuan nga serbët lokalë.

 

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe. Por, ata u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

 

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj./REL/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
gazetare KFOR ndërkombëtarë proteste Quint Serbi

Nga e njëjta kategori

Të shtënat me armë në Palasë, momenti kur policia mbërrin në jaht dhe nis kontrollet

më shumë...

Dënohen me 155 vite burg 28 persona, GJKKO i shpall fajtor për transport të paligjshëm të emigrantëve: Funksiononin si grup kriminal

më shumë...

EMRAT/ Kush janë kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

më shumë...

Policia ndalon jahtin pas denoncimit për të shtëna në Palasë, shoqërohen katër persona, asnjë armë në bord

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:54

Korçë/ Tentoi të vidhte në një banesë,...

12:37

Gjumi i mirë e ka një sekret,...

12:12

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën...

12:10

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha:...

12:07

Shqiptarët kthehen në vendlindje për pushimet, vijon...

12:04

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që...

11:24

VIDEO/ Harry Styles rrëzohet në skenë, reagimi...

11:17

“Prindërit tanë kanë derdhur gjak për këtë...

11:07

Të shtënat me armë në Palasë, momenti...

10:54

Tentoi t’i shpëtonte përplasjes me një makinë,...

10:36

Dënohen me 155 vite burg 28 persona,...

10:31

EMRAT/ Kush janë kandidatët për postin e...

10:10

Vendimi i Kushtetueses për pagat hyn në...

10:10

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj,...

9:57

Beteja me zjarrin e madh në zonën...

9:42

Turqia: Netanyahu nuk do paqe, këtë e...

9:36

Helikopteri ndërhyn 25 herë, shpëtohen banesat nga...

9:33

Videoja virale në rrjetet sociale që dyshohet...

9:25

Vala e sulmeve në Afganistanin verior vë...

9:19

Policia ndalon jahtin pas denoncimit për të...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për 2 viktima...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.