Subscribe

Shqipëria ka humbur konkurrueshmërinë me vendet e rajonit. Ky nuk është një konstatim i ndonjë raporti ekonomik, por janë dëshmi te bizneseve qe operojnë ne, Shqipëri, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi.
Xhamil Dauti, bazën e aktivitetit e ka ne Maqedoni. Por ai thotë se ndjehet me mire si biznesmen ne Mal te Zi.
Nuhi Aliu është një tjetër biznesmen nga Maqedonia, i cili thotë se, ne vendin fqinje ka një pakete masash fiskale qe stimulojnë aktivitetin tregtar, ndërkohe qe ne Shqipëri, këto masa jo vetëm mungojnë, por aplikohen taksat me te larta se ne Maqedoni.
Po ti referohemi raportit te “Doing Biznes”, Shqipëria rezulton se disa nga taksat kryesore i ka me te larta se vendet e tjera te rajonit. Nga ana tjetër, po t’i referohemi barrës se taksave ne përqindje te fitimit, Shqipëria është serish ne vendin me nivelin me te larte, rreth 36 %. Por ka edhe faktorë te tjerë qe pengojnë te berit biznes ne Shqipëri, si çështjet e pronësisë, zvarritjet ne Gjykata, çmimi i larte i karburantit dhe ai i energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *