Dhoma e Tregtisë Lezhë shprehet se kryetari i saj, Pashk Paloka është arrestuar në pabesi dhe në shkelje të të drejtave të njeriut.

 

Në reagim thuhet se përgjegjësia për rënien nga skela të punëtorit që humbi jetën, nuk i përket ndërtuesit por nënkontraktorit.

 

Dhoma e Tregtisë kërkon edhe reagimin e Ambasadës Amerikane, Bashkimit Europian dhe shoqatave të biznesit.

 

“Dhoma e Tregtisë Lezhë shpreh indiniaten me te thelle per menyren si po abuzohet me sipermarresit e ndershem.
Ngjarja e ndodhur ne date.16.06.2019 mbi renien nga skela te ndierit M.Sh nuk i perket pergjegjesise ligjore te ndertuesit por te nenkontraktorit. Edhe ne rast se do te ishte e tille, shoqeria gezon drejtues teknik dhe te tjere pergjegjes te drejtperdrejte te kesaj ngjarje. Pa njoftim, pa vendim te komunikuar, ne menyre kurthi (ftohet per takim), dhe i vene prangat ndertuesit, sipermarresit, Kryetarit te Dhomes se Lezhes ne pabesi dhe ne thyerje te drejtperdrejte te te drejtave te njeriut dhe te drejtes qe i ofron ligji. Ku po shkojme o Shteti i se drejtes qe cdo dite e me shume nuk je i tille. U rrezuan pallatet si te ishin keshtjella prej rere ne Durres dhe kush e pesoi???(disa fatkeq) Kjo eshte reformation ne drejtesi. Doni ti largoni dhe ato pak biznese te ndershme nga Shqiperia???? Vazhdoni e bejeni!”

 

Pashk Palokaj akuzohet për ndërtim pa leje, mos zbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *