Subscribe

Pas debateve te shumta ne distance dhe aludimeve te shumta ne media mbi përmbajtjen e letrës se dërguar kryeministrit dhe ministrit te jashtëm nga ana e presidentit Ilir Meta, ka qene ky i fundit i cili a ka publikuar atë. Pas shkresës se ardhur nga ana e ministrit Bushati, i cili kërkonte autorizim për plotfuqishmëri, kreu i shtetit pas një sere konsultash, ka vendosur te kërkoi me shume informacion mbi termat e negociatave me Greqinë.

 

Ne letrën e publikuar nga institucioni i Presidencës nënvizohet se kërkesa e ardhur ka një sere mangësish. Fillimisht nuk ka një përcaktim te qarte te titullit dhe objektit konkret te marrëveshjes për të cilin shteti shqiptar kërkon të hyjë në negociata zyrtare me shtetin grek. Sipas Presidencës në kërkesë nuk përcaktohet se kush  do te jete grupi i negociatoreve dhe cili do te jete udhëheqësi i këtij grupi.

 

“Kërkesa për pajisjen me autorizim, duhet të shoqërohet detyrimisht me listën nominale të emrave konkret përbërjes të grupit negociator, shoqëruar me CV përkatëse, që do të krijonte mundësinë e vlerësimit të përmbushjes së kritereve të integritetit moral dhe profesional që krijojnë besimin tek Presidenti i Republikës, për t’i dhënë besimin që ta përfaqësojnë atë në këto negociata.” – thuhet ne letrën e Presidentit.

 

Duke cituar kërkesën e mbërritur nga Ministria e Jashtme, Presidenti Meta ndalet dhe tek metodologjia e përdorur, sipas tij kërkesa do të duhej të shoqërohej me përcaktimin e qartë se në cilën pjesë të hapësirës detare të vijës së delimitimit do të përdoret parimi i baraslargësisë strikte dhe ku parimi i baraslargësisë me korrektim, duke saktësuar gjithashtu se cilat janë momentet konkrete që kërkojnë negocim dhe janë objekt i mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve.

 

Ne përfundim te letrës, Presidenti kërkon nga Ministria e Jashtme përmbushjen e kritereve dhe kërkesave të konstatuara, pasi kjo gjë përbën domosdoshmëri kushtetuese për marrjen e vendimit për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *