Subscribe

Të ftoj te pime pa dolli o mik, qe plagë lumturie, te shkëlqejneë në sy.

Mos m’u anko për zemrën që të dhëmb.

Fsheje dhembjen…

….të pimë o mik të pimë pa dolli, për atë që sot e quajmë tradhëti, ne që vdekjes i themi motër

 

Ky është dukumenti origjinal, ku poeti pa varr, siç njihet ndryshe Trifon Xhagjika, ka hedhur shkujdesur fjalët e shpirtit të tij plot zhgënjim nga sistemi i egër diktatoral.

 

 

Të tjera doreshkrime, libra të personaliteteve të shquar si Musine Kokalari, Sabiha Kasimati etj si dhe pikturat e Leke Tasit janë ekspozuar në Muzeun Historik, në kuadër të Muajit të kujtesës. Historiani Dorian Koçi këtë ekspozitë e quan një iniciativë të rëndësishme për të rivleresuar kontributin e figurave të së shkuarës.

 

 

Piktori Leke Tasi, i cili ka qenë i inetrenuar për 15 vite, shprehet se edhe pse është përpjekur të çlirohet nga kujtimet e diktaturës e ka pasur të pamundur që shenjat mos refektohen në punimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *