E mërkurë, 21 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gazetari sportiv gjendet i vrarë në Itali, dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri

Një gazetar sportiv është gjetur i vrarë dhe i djegur në një zonë bujqësore në Eboli, pranë Salernos, në jug të Italisë. Viktima është identifikuar si Luigi Esposito, 53 vjeç, punonjës i Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe bashkëpunëtor i disa mediave lokale.

Trupi i karbonizuar u zbulua nga zjarrfikësit gjatë shuarjes së një zjarri në shkurre. Fillimisht, për shkak të dëmtimeve të rënda nga flakët, identifikimi ishte i pamundur. Hetimet morën drejtim tjetër pasi pranë vendit të ngjarjes u gjet automjeti i viktimës.

Reklamë

Sipas hetuesve, Esposito dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupit i është vënë flaka. Në vendngjarje karabinierët gjetën disa gëzhoja, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe rrethanat e krimit.

Luca Esposito ishte i njohur në botën e sportit si bashkëpunëtor i gazetës La Città di Salerno, televizionit Ottochannel dhe themelues i portalit sportiv Tuttosalernitana.com. Ai kishte diplomë në biologji dhe një diplomë të dytë në letërsi.

Reklamë

Prokuroria e Salernos, nën drejtimin e Raffaele Cantone, ka nisur hetimet dhe po shqyrton të gjitha pistat për të zbuluar autorët dhe motivin e vrasjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë