E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përfshihet nga flakët një banesë në Stan-Karbunar, dyshohet për shkëndijë elektrike

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Stan-Karbunar, në Njësinë Administrative Karbunar e Vogël.

Pas njoftimit të marrë në sallën operative të Policisë, drejt vendngjarjes u nisën shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë duke neutralizuar zjarrin.

Reklamë

Si pasojë e flakëve, banesa ka pësuar dëme të shumta në pajisje dhe orendi shtëpiake. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ndodhej askush.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Dyshimet paraprake janë se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë